Përplasja e trenit, dëshmitarët: Pamë tmerr, dritat u fikën dhe…

Një person humbi jetën dhe dhjetëra u plagosën nga aksidenti në Holandë

Momentet tronditëse perjetuan pasagjerët e trenit që doli nga shinat në Holandë. Treni pas aksidentit u përplas me një vinç ndërsa në këtë video shihet momenti i parë pas aksidentit.

Aty dëgjohet zëri i një burri që vazhdimisht u bën thirrje atyre që janë në vagon të dalin jashtë. I njëjti person dëgjohet duke pyetur “a jeni mirë?” . Disa sekonda më vonë, pasagjerë të tjerë mund të shihen duke u përpjekur të hapin derën e vagonit për të dalë, ndërsa bëjnë thirrje për ndihmë.

“Ishte si një film, dritat u fikën, u errësua, njerëzit po përpiqeshin të dilnin nga treni,” tha për mediat holandeze 20-vjeçari Anwar , një nga rreth 50 pasagjerët. Pas përplasjes, vagoni i parë i trenit doli nga shinat dhe më pas dy vagonë të tjerë u përfshinë nga flakët. Të plagosurit u dërguan në spitalet pranë zonës në jug te Amsterdamit.

Autoritetet kanë nisur hetimet ndersa Kryeministri Mark Rutte dhe familja mbretërore e Holandës shprehën ngushëllimet për viktimat.

Klan News

https://twitter.com/ChaudharyParvez/status/1643119884317122560

Lexo gjithashtu
Total
0
Share