Nusja vritet pak momente pas martesës, dhëndri në gjendje të rëndë – Shoferi i dehur goditi karrocën e çiftit

Një nuse e porsamartuar u vra tragjikisht pak kohë pas pritjes së saj të dasmës, kur një shofer i dehur u përplas me karrocën e golfit që mbante çiftin e porsamartuar.

Incidenti ndodhi në një rrugë plazhi në Karolinën e Jugut, siç u raportua nga autoritetet të hënën, përcjell Klan Macedonia.

Viktima u identifikua si Samantha Miller, një 34-vjeçare nga Charlotte, Karolina e Veriut, e cila ishte martuar vetëm disa orë para aksidentit.

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 1180x200

SIpas Upday. dhëndri dhe dy pasagjerë të tjerë në karrocën e golfit u plagosën, ndërsa i pari është ende i shtruar në spital në gjendje kritike për shkak të një dëmtimi në tru dhe disa kockave të thyera.
Nëna e dhëndrit nisi një faqe për mbledhjen e fondeve në GoFundMe për të mbuluar shpenzimet e funeralit të nuses së saj dhe faturat mjekësore të djalit të saj.

Ajo ka postuar foto nga momentet e gëzueshme të çiftit pak para përplasjes.

Sipas hetuesve, shoferi i makinës me qira, Jamie Lee Komoroski, po udhëtonte me 65 milje në orë (105 km/h) në ishullin ku shpejtësia maksimale është 25 mph (40 km/h).

Ai dyshohet se ka frenuar vetëm pak kohë përpara se të përplasej me karrocën e golfit.
Karroca e golfit, nga ana tjetër siç përcjell KlanM, ka pasur ndriçimin e duhur dhe lejohej të vozitej natën.

Komoroski, 25 vjeç, u akuzua për vrasje nga pakujdesia me automjet dhe tre akuza për drejtimin e automjetit nën ndikimin e alkoolit duke shkaktuar vdekjen dhe mund të përballet me dënim deri në 25 vjet burg për çdo akuzë./KlanMacedonia

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 300x250
Lexo gjithashtu
Total
0
Share