Intelegjenca artificiale do të godasë 40% të vendeve të punës

FMN: TEKNOLOGJITË E REJA DO TË PËRKEQESOJNË PABARAZINË DHE MUND TË COJË NË MBYLLJEN E DISA SEKTORËVE

Në një analizë të re të bërë nga Fondi Monetar Ndërkombëtar thuhet se inteligjenca artificiale do të prekë gati 40% të të gjitha vendeve të punës. Teknologjia e re ka të ngjarë të përkeqësojë pabarazinë e përgjithshme. Kjo mund të ulë kërkesën për punë, duke ndikuar në pagat dhe madje duke mbyllur disa sektorë.

Fondi Monetar Nderkombetar parashikon se Inteligjenca Artificiale do të prekë 40% të të gjitha vendeve të punës.

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 1180x200

Drejtoresha e FMN-së, Kristalina Georgieva ka deklaruar se në shumë skenarë te analizuar, në të ardhmen ka të ngjarë të përkeqësohet pabarazia e përgjithshme. Georgieva shton se politikëbërësit duhet të adresojnë shqetësimet për të parandaluar atë që kjo tenkologji mund të shkaktojë tek shoqëria.

FMN gjithashtu ngre alarmin se inteligjenca artificjale do të ndikojë me shume të vendet e punës  në ekonomitë e përparuara. Sipas analizës punëtorët do të presin të përfitojnë nga integrimi i AI, i cili do të rrisë produktivitetin e tyre.

Në raste të tjera, AI do të ketë aftësinë për të kryer detyra kyçe që aktualisht kryhen nga njerëzit. Kjo mund të ulë kërkesën për punë, duke ndikuar në pagat dhe madje duke mbyllur disa sektorë. Ndërkohë, teknologjia do të prekë vetëm 26% të vendeve të punës në vendet me të ardhura të ulëta.

“Shumë nga këto vende nuk kanë infrastrukturë ose fuqi punëtore të aftë për të shfrytëzuar përfitimet e AI, duke rritur rrezikun që me kalimin e kohës teknologjia mund të përkeqësojë pabarazinë midis kombeve”, shprehet drejtoresha e FMN-së.

Në përgjithësi, punëtorët me të ardhura më të larta dhe ata më të rinj mund të shohin një rritje disproporcionale në pagat e tyre. Punëtorët me të ardhura më të ulëta dhe ata më të vjetër mund të mbeten prapa.

“Është thelbësore që vendet të krijojnë rrjete gjithëpërfshirëse të sigurisë sociale dhe të ofrojnë programe rikualifikimi për punëtorët e cenueshëm. Duke bërë këtë, ne mund ta bëjmë tranzicionin e AI më gjithëpërfshirës, duke mbrojtur mjetet e jetesës dhe duke frenuar pabarazinë,”shprehet Georgieva. 

Analiza e FMN-së vjen ndërsa liderët globalë të biznesit dhe politikës mblidhen në Forumin Ekonomik Botëror në Davos, Zvicër. AI është një temë diskutimi, pas rritjes së popullaritetit të aplikacioneve si ChatGPT.

Teknologjia po përballet me rregullim të shtuar në mbarë botën. Muajin e kaluar, zyrtarët e Bashkimit Evropian arritën një marrëveshje të përkohshme mbi ligjet e para gjithëpërfshirëse në botë për të rregulluar përdorimin e AI . Parlamenti Evropian do të votojë mbi propozimet e Aktit të AI në fillim të këtij viti, por çdo legjislacion nuk do të hyjë në fuqi të paktën deri në vitin 2025.

PAMJET: REUTERS

GAZETARE: LIVIA KALLFA

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 300x250
Lexo gjithashtu
Total
0
Share