Pak metra larg shtëpisë së tij, si ndodhi aksidenti që i mori jetën 40-vjeçarit shqiptar në Itali

Detaje të reja janë zbardhur pas aksidentit tragjik në Itali ku humbi jetën 40 vjeçari shqiptar Alban Dushi.

Mediat italiane shkruajnë se Dushi po kthehej nga puna me mjetin e tij tip “Mercedez Benz” e cila pasi doli nga rruga, u përplas me një pemë.

Përplasja fatale ndodhi pak metra larg shtëpisë së tij ndërsa autoritetet thonë se i riu po kthehej në banesën ku jetonte prej disa javësh. Sipas hetimeve fillestare, 40 vjeçari i lindur në Shqipëri është përplasur në trotuar  menjëherë pasi kanë kaluar dy gra, njëra prej të cilave u plagos lehtë nga përplasja.

Makina përfundoi e “mbërthyer” nga llamarinat ndërsa fatkeqësisht Albani ndërroi jetë në vend./tvklan.al

Lexo gjithashtu
Total
0
Share