Identifikohet shoferi i kamionit që doli nga rruga në autostradën Tetovë – Gostivar

Shtetas i Malit të Zi është shoferi i lënduar në aksidentin e sotëm me kamion në autostradën Gostivar-Tetovë. Sipas informacioneve, kamioni ka thyer rrethojën mbrojtëse dhe ka përfunduar në oborrin e policisë rrugore të Tetovës, njoftojnë nga SPB Tetovë, përcjell KlanM.

Është konstatuar edhe identiteti i shoferit, i cili për shkak të lëndimeve të marra është shtruar në Spitalin Klinik të Tetovës.

“Shtetasi malazez L.D (35), duke drejtuar kamion “Volvo” me rimorkio me targa malazeze, në pronësi të NP ‘Podgorica’, në autostradën Shkup – Tetovë, ka humbur kontrollin dhe nga autostrada ka goditur bankën. Pas aksidentit, shoferi është dërguar në Spitalin klinik të Tetovës për ndihmë mjekësore. Në vendin e aksidentit një ekip i SPB Tetovë është duke bërë kontroll”, njofton Marjan Josifoski, zëdhënës i SPB Tetovë.

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 1180x200

Për ta nxjerrë nga kabina e kamionit ka intervenuar edhe zjarrfikësja e Tetovës.

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 300x250
Lexo gjithashtu
Total
0
Share