Kuvendi e përfundoi debatin rreth planit financiar të KRRE-së, do të votohet plotësisht

Kuvendi sot pasdite e përfundoi debatin për Propozimin e planit financiar të Komisionit rregulaltor për energjetikë, hsërbime të ujit dhe shërbime për menaxhim me mbeturina komunale të Republikës së Maqedonisë së Veriut për vitin 2024.

Debatin e ashpërsuan replikat mes deputetit Ljupço Prenxhov nga PSM, kryetari i KRRE-së, Marko Bislimovsski dhe deputetes së LSDM-së, Snezhana Kalevka Vançeva.

Prenxhov akuzoi se marrëveshja me Mitilineos do të paraqesë vjedhje të qytetarëve të vendit nëse realizohet, sepse shteti i jep kushte të posaçme dhe do të duhet të blejë deri 30 për qind rrymë më të shtrenjtë në 30 vitet e ardhshme.

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 1180x200

Ai tregoi edhe për, sipas tij, shkeljen e nenit 8a nga Kodi zgjedhor sepse, siç tha, për këtë investim diskutohet në kushte të zgjehdjeve të shpallura.

Replikoi kryetari i KRRE-së, Marko Bislimovski i cili përsëriti se do të kërkojë kushte të cilat vlejnë për Mitilineos dhe për Akua të vlejnë edhe për të gjitha kompanitë e vendit.

Kalevska Vançeva i replikoi Prenxhovit se nuk i pëlqen asgjë që është e bazuar në empirizëm, hulumtim, ligj, strategji dhe e akuzoi për populizëm dhe arrogancë.

Lidhur me nenin 8a të Kodit zgjedhor ajo theksoi se me të në asnjë rasst nuk kufizohet puna e Kuvendit në kushte kur ai nuk është shpërbërë, dhe të miratimit të ligjeve.

Në mbledhje kaloi edhe Propozimi i vendimit për konstatim të përqindjes së përfhirjes nga të ardhurat e përjgithshme vjetore, për financim të punës së Komisionit rregulaltor për energjetikë, shërbime të ujit dhe shërbime të menaxhimit me mbeturina komunale të RMV-së për vitin 2024, ndërsa për dy pikat do të votohet plotësisht.

Pas përfundimit të mbledhjes së 135-të, kaluan dy pika nga mbledhja e 138-të.

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 300x250
Lexo gjithashtu
Total
0
Share