Ia vodhën 95.000 euro – edhe pas gjashtë viteve rasti nuk është zbardhur! (VIDEO)

ISUF SADIKI: ME NJË RROGË S`MUND TA MIRËMBAJË FAMILJEN!

”Mua me tel të kamionit mi lidhen duart, dy here doja t’ia largoj maskën por mund të gjuante dhe plumbi sigurisht do të zinte dikë ose shoqen ose fëmijët”

Kështu rikujton rastin e vitit 2017, Isuf Sadiki, nga Haraçina i cili edhe sot nuk mund të harrojw ndjenjën e keqe që nuk mundi të mbrojë pasurinë e familjes së tij shkaku i duarve të lidhura nga hajnat që i vodhën 95 mijë euro në ora 5:30 të mëngjesit, njofton KlanM.

Familja e tij, ditë më parë, kremtoi festën e Bajramin, dhe po atë ditë përsëri dërguan pyetje deri tek MPB-ja se deri ku është zbardhja e këtij rastit që la këtë familje pa shtëpi, pa para dhe pa tokë.

“Na i morën diku 95 mijë euro, policia ende nuk ka marr masa asgjë, para disa ditësh erdhi një e-mail nga MPB-ja që kanë dërguar  lajmërim në prokurori, por ende nuk ka asgjë dhe veç më shkruan në e-mail se janë të involvuar tre persona.

Pasi shiti tokën, iu vodhën paratë dhe nuk mundi të ndërtojë shtëpinë e re. Isufi, sic percjell KlanM, thotë se e ka shkelur koha dhe i është vështirësuar jeta e me pagën që merr thotë se nuk mund të sigurojë kafshatën e gojës e jo më të ndërtojë shtëpi të re e të martojë fëmijët.

“Të them të drejtën unë në jete kurrë si kam pasur aq para, por që fati i tillë qenka që të mos shfrytëzohen”

Tani mbete pa tokë, pa shtëpi?

”Ja siç edhe e sheh, e tani edhe me gjashtë rroga nuk mund të besh asgjë e jo të besh reforma në shtëpi.8:01“Kanë mbërritur edhe dasmat, katër dasma në këtë kohë është rëndë t’i bëjmë me një rrogë, mua edhe jeta më kaloi më jam 51 vjeçar”

Edhe pse TV Klan M këtë rast e trajtoi muaj më parë dhe morëm përgjigje nga MPB se po punohet për zbardhjen e këtij rasti përsëri dërguam pyetje deri tek MPB se a do të merr ky rast epilog pozitiv dhe ende presim përgjigje konkrete. Ndryshe, Isuf Sadiki i vetmi i punësuar në familjen e tij me rrogë minimale dhe kujdeset edhe për pesë anëtarë tjerë të familjes. /KlanMacedonia/

Përgatiti: Avni Tahiri

Lexo gjithashtu
Total
0
Share