A përfitoi Gruevski nga ndryshimet e Kodit Penal? – Grubi e vërteton: Neni i ndryshuar i Kodit Penal ka qenë pjesë e aktakuzës ndaj tij

Me ndryshimet e Kodit Penal, në nenin 353 që ka të bëjë me keqpërdorimin e detyrës zyrtare nga funksionarët shtetërorë, ulen dënimet për këta të fundit.

I pyetur nga gazetarja, Xhumadije Ibraimi është përdorur edhe në rastin e Nikolla Gruveskit, me çka ky i fundit mund të përfitojë, Grubi e vërtetoi.

“Është aktakuzë, jo vetëm ndaj Nikolla Gruevskit, por në të gjitha rastet e PSP-së, shumica dërmuese thirren në nenin 353, por jo vetëm në nenin 353 për keqpërdorim të detyrës, por edhe në nene tjera si neni 394 apo nenet zgjedhore…”, sqaroi mes tjerash Artan Grubi./KlanMacedonia

Lexo gjithashtu
Total
0
Share