I amputohet këmba ushtarit hungarez të KFOR-it që u plagos në veri

Mediat hungareze kanë njoftuar se ushtarit hungarez të KFOR-it, që u plagos në Zveçan, i është amputuar këmba.

Sipas medias hungareze Telex, disa nga ushtarët hungarezë të plagosur u dërguan në Hungari me aeroplan të mbrojtjes kombëtare të nesërmen, kohë në të cilën Ministri hungarez i Mbrojtjes Kombëtare Kristof Szalay-Bobrovniczky raportoi se ishin gjithsej 27 ushtarë të plagosur.

Sipas këtyre raportimeve, shumica prej tyre janë kthyer në shtëpi, por gjendja e dy ushtarëve është ende e rëndë dhe ata janë ende duke u trajtuar në spital, transmeton Klankosova.tv.

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 1180x200

“Për rikuperimin e tyre, Forcat Hungareze të Mbrojtjes dhe mjekët ushtarakë po bëjnë maksimumin. Pavarësisht nivelit të lartë të kujdesit mjekësor, pas një konsultimi paraprak me pacientin, duke marrë parasysh rezultatet e trajtimeve të ofruara që nga lëndimi, një nga rastet kishte nevojë për amputim të gjymtyrës, gjë e cila u krye të premten në Institutin Kombëtar të Rehabilitimit Mjekësor. Operacioni ka shkuar mirë, gjendja e pacientit është stabile”, thuhet në njoftimin e Ministrisë hungareze të Mbrojtjes, transmeton Klankosova.tv.

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 300x250
Lexo gjithashtu
Total
0
Share