Serbia bllokon autobusët kosovarë në kufirin me Kroacinë, pritjet deri në 4 orë (VIDEO)

Qytetarët e Kosovës të cilët kanë marrë udhë për në Kosovë me autobusë janë ndaluar në pikën kufitare Kroaci – Serbi.

Një nga pasagjerët i ka thënë Klankosova.tv se pritjet janë mbi 4 orëshe ku pala serbe ua ka marrë dokumentacionet.

“Jemi duke pritë prej orës 3 të mëngjesit. Për momentin na kanë thënë të qëndrojmë në autobus kinse se nuk do të na vonojnë edhe shumë”.

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 1180x200

“Dokumentet na i kanë marrë të gjithëve dhe s’është kryer as edhe një kontroll. Jemi diku afro 10 autobusë që po presim”, tha një qytetar në kushte anonime për Klankosova.tv.

Në pamjet e siguruara nga Klankosova.tv shihet se autobusët po vazhdojnë të presin akoma, e për të cilën pritje nuk dihet arsyeja.

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 300x250
Lexo gjithashtu
Total
0
Share