Hroza, fshati i braktisur i Ukrainës

Sulmi ku mbetën të vrarë 52 persona ka detyruar banorët të largohen nga frika e bombardimeve

Ndërsa diktatori rus mbante fjalimin vjetor në Klubin e Diskutimit Valdai në Soçi, ushtria e tij bombardoi një kafene dhe një dyqan ushqimesh në Kupiansk të provincës Kharkiv të Ukrainës duke lënë të vdekur të paktën 52 vetë.

Një tragjedi e dyfishtë pasi njerëzit ishin mbledhur për një përkujtimore. Zyrtarët shpërndanë pamjet e punonjësve të shpëtimit duke kërkuar nëpër rrënojat që digjeshin. Trupa të shtrirë pranë pllakave prej betoni dhe metali.

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 1180x200

Tani, në një parcelë varrimi pranë një fushe jashtë fshatit të largët ukrainas të Hrozës, banorët pastrojnë mbeturinat për të krijuar më shumë hapësirë për varre të reja.

Tronditja po i lë vendin pikëllimit, si dhe pyetjeve se si rusët ndërmorën një sulm kaq vdekjeprurës në atë që disa banorë të fshatit Hrozës thonë se ishte një sulm i qëllimshëm. Në mesin e të vrarëve ishte Olya, 36 vjeç, e cila ka lënë pas tre fëmijë. Tragjedia thellohet pasi edhe bashkëshorti i saj humbi jetën.

Valeriy Kozyr, babai i Olya: Do të doja të isha i vdekur. Të gjithë njerëzit e mi më të dashur humbën jetën në atë sulm. Fshati ynë ishte shumë i bashkuar, tanimë ai është braktisur.

Duke fshirë lotët nga fytyra e tij, 61-vjeçari shpjegon se tani duhet të gjejë se si të kujdeset për tre nipërit e tij 10, 15 dhe 17 vjeç.

Valeriy Kozyr: Nuk ka ndonjë shtëpi në Hrozë ku një familje të mos ketë humbur dikë. Të gjitha shtëpitë kanë humbur më shumë se një të dashur. Është një pikëllim për të gjithë fshatin. Tani ka ikur  gjysma e fshatit, nga frika e bombardimeve.

Sulmi në fshatin Hroza ishte një nga sulmet më vdekjeprurëse gjatë 20 muajve luftime. Aktualisht janë identifikuar 27 viktima ndërsa autoritetet po përdorin ADN-në për të identifikuar të tjerët.

Rusia ka kryer shpesh sulme ajrore gjatë muajve të fundit që pasojë pasi Ukraina nisi kundërofensivën në jug dhe lindje, për të cilën thotë se po bën progres.

Klan News

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 300x250
Lexo gjithashtu
Total
0
Share