Historike! Anija kozmike e Japonisë mbërrin në Hënë

Misioni “Slim” i Agjensisë Hapësinore Japoneze mbërrin në Hënë, duke u konsideruar një sukses i jashtëzakonshëm, duke e bërë Japoninë kombin e 5-të në këtë arritje, pas SHBA, Rusisë, Kinës dhe Indisë. Landeri i nisur në 7 shtator 2023 nga Toka, preku sipërfaqen e Hënës në orën 16:22 të 19 janarit 2024, në anën e fshehtë të saj.

“Slim” ka zgjedhur si objektiv eksplorimi kraterin Shioli, që ndodhet në rajonin e quajtur Oceanum Procellarum, ku hipotezohet se manteli hënor është i ekspozuar në sipërfaqe. Mundësia e studimit të shkëmbinjëve dhe përbërjes së tyre në këtë zonë, mund të jetë shumë i rëndësishëm për të kuptuar më mirë edhe origjinën e Tokës dhe Satelitit të saj.

Në mision, janë dy Rover që do analizojnë terrenin, ku i pari ka instrumente shkencore për matjen e temperaturës dhe radiacioneve, ndërsa tjetri është i pajisur me videokamerë.

Landeri nisi manovrat e uljes në oren 16:00 nga një lartësi prej 15 km nga sipërfaqja , duke kompletuar uljen me precision të lartë në 22 minuta, pasi shënjestrimi ishte në një zonë prej 100 m, ndryshe nga uljet e mëparshme që parashikonin disa km.

Lexo gjithashtu
Total
0
Share