Borrel: Pres Kurtin dhe Vuçiq brenda disa javësh në Bruksel

Përfaqësuesi i lartë i politikës së jashtme dhe të sigurisë të Bashkimit Evropian, Josep Borrell jep sinjal avancimi të dialogut midis Prishtinës dhe Beogradit. Para fillimit të samitit të 27 liderëve europianë nê Bruksel, Borrell u shpreh për mediat, se arsyeja e parë e prezencës së ti në samit ishte njohja e liderêve europianë me përparimin e bërë në kuadër të dialogut midis Prishtinës dhe Begradit për procesin e normalizimit të marrëdhënieve ndërmjet tyre :

“Gjëja e parë që do bëj sot është informimi i liderëve me situatën e dialogut midis Prishtinës dhe Beogradit, mbi zhvillimet dhe kontaktet e fundit në këtë kuadër. Propozimi është në tryezë. I kam bërë thirrje të dy liderëve të Kosovës dhe Serbisë, që të vijnë në Bruksel së shpejti, për disa javë, në mënyrê që t’a çojnë përfundimisht përpara këtë propozim. Do ju kërkoj dy liderëve një mbështetje të fortë, në mënyrë, që evitohen përshkallëzime dhe do ju kërkoj të punojnë seriozisht mbi propozimin tonë, që është e vetmja mënyrë për të zgjidhur normalizimin e marrëdhënieve midis Kosovës dhe Serbisë. Ne kemi kaluar nga kriza në krizë. Tani është koha për de-përshkallëzim dhe punë kontruktive”, ka deklaruar shefi i diplomacisë europiane, Borrell.

Liderët europianë pritet të miratojnë konkluzione mbi dialogun Prishtinë-Beograd dhe propozimit evropian për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet tyre./KlanMacedonia

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 1180x200
PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 300x250
Lexo gjithashtu
Total
0
Share