NATO ka dërguar fshehurazi trupa në Ukrainë?

BBC: Dokumentet sekrete flasin për gati 100 trupa speciale

Vendet e NATO-s mund të kenë dërguar fshehurazi trupa ushtarake në Ukrainë. Të paktën kështu rezulton në dokumentet që përbëjnë sekret të lartë shtetëror dhe që janë grabitur nga hakerat në serverat e Departamentit Amerikan të Mbrojtjes. Media publike britanike BBC ka parë disa prej këtyre dokumenteve dhe shkruan se Britania e Madhe ka numrin më të lartë të forcave speciale ushtarake në Ukrainë, që ndihmojnë ushtrinë vendase kundër rusëve.

BBC shkruan se numri i tyre është i vogël, por forcat speciale ushtarake në kanë efektivitet shumë të lartë në luftime. Departamenti i Mbrojtjes së Britanisë së Madhe nuk ka dhënë asnjë detaj për këtë çështje, por në një postim në Tuiter shkruan se ato që dyshohen si dokumente sekrete nga Shtetet e Bashkuara kanë pasaktësi të mëdha dhe se lexuesit duhet të bëjnë kujdes për vërtetësinë e tyre.

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 1180x200

Tv Klan

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 300x250
Lexo gjithashtu
Total
0
Share