Hashim Thaçi mbetet në paraburgim

Apeli në Hagë rrëzon ankesën e tij

Gjykata e Apelit ka hedhur poshtë kërkesën e ish-presidentit të Kosovës Hashim Thaçi për tu liruar nga qelia e Hagës ku ndodhet në paraburgim që më 5 Nëntor të vitit 2020.

Kohët e fundit Prokuroria Speciale ka ngritur akuza shtesë ndaj ish-udhëheqësve të UÇK-së ku pretendon se të akuzuarit kanë kryer krime lufte edhe në Gjilan, Budakovë e Semetishtë me arrestimin dhe trajtimin çnjerëzor, torturë, vrasje jo vetëm te shtetasve serbë, por edhe kundërshtarëve të tyre të politikës shqiptare.

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 1180x200

Në përkrahje te ish-udhëheqësve të UÇK-së ka dalë qeveria e Shqipërisë, e cila bazuar në rezolutën e parlamentit i ka konsideruar të pabaza këto akuza që u formuluan në vitin 2011 në Këshillin e Evropës nga Dick Marty.

Në javën e dytë të tetorit drejt Strasburgut pritet që të udhëtojë vetë kryeministri Rama, i cili do të kërkojë nga Këshilli i Evropës garantimin e një raporti të ri që akuzat e Marty- t të cilësohen pa fakte nga hetimet e deritanishme.

Klan News

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 300x250
Lexo gjithashtu
Total
0
Share