Shqipëri: Besimtarët katolikë kremtojnë Pashkët

Imzot Arjan Dodaj: Të fryjë një flladi I ri në shoqëri

Mesha në Katedralen e Shën Palit në kryeqytet u drejtua nga kreu i Kishës Katolike në Shqipëri, Imzot Arjan Dodaj.

Të shumtë ishin besimtarët katolikë që ndoqën meshën e drejtuar nga Arqipeshkvi Metropolit Imzot Arjan Dodaj në  Katedralen e Shën Palit në Tiranë.

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 1180x200

Me urimet për shëndet dhe paqe, besimtarët katolikë ndoqën ritet e kësaj feste që bashkon më shumë se cdo herë familjet dhe njerëzit.

Pjesë e meshës ashtu si edhe një vit më parë ishte edhe ambasadorja amerikanë në Tiranë Yuri Kim

Në mesazhin e tij Imzot Arjan Dodaj tha se mesazhi i Krishtit të ringjallur vjen në një moment kur bota ka më shumë nevojë.

“Kremtimi i Pashkës, ringjalljes së Jezu Krishtit është një nga momentet më të rëndësishme në kalendarin e festimeve për besimtarët katolikë. Pashkët paraprihen nga koha parapërgatitore e agjërimit që zgjat 40 ditë që quhen Kreshmë që fillon nga e “Mërkura e Përhime”, dhe mbaron të dielën e Palmave, e diela e fundit para ditës së Pashkës”, tha Arjan Dodaj.

Për festën e Pashkës, besimtaret shkëmbejnë dhe thyejnë vezët e lyera me ngjyrë të kuqe, simboli i jetës e me pas urojnë njëri-tjetrin për këtë ditë të shënuar. Veza e kuqe është një veçori karakteristike e kësaj feste që simbolizon jetën, që është e mbyllur dhe e përgjumur brenda lëvozhgës së saj, ndërsa ngjyra e kuqe e vezëve simbolizon sakrificën e Krishtit, simbolikë e fitores, gëzimit dhe jetës.

Festimet e Pashkëve përfundojnë me drekën tradicionale të së dielës, kur të gjithë mblidhen rreth tryezës nën refrenin e kësaj dite festive që është:  “Krishti u ngjall, vërtet u ngjall”.

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 300x250
Lexo gjithashtu
Total
0
Share