Haraçinë: Ujësjellësi më në fund funksional

ME NDIHMËN E NJË KOMUNE TURKE U RREGULLUAN POMPAT

Përfaqësues të Komunës turke, Ejup Sulltan erdhën në Haraçinë për ta përuruar projektin e ujësjellësit, projekt që vet ata ndihmuan që të realizohet.

Kryetari i Komunës së Haraçinës, Ridvan Ibrahimi falënderoi kryetarin e Komunës së Ejup Sulltanit, që e mbajti fjalën të cilën ja dha në takimin e parë që patën dy krerët e komunave informon KlanM.

– Në katër vitet e fundit as një pikë ujë nuk rrjedhi në shtëpitë tona për shkak se pompat dhe elektronike ishte një problem i madh dhe i papërballueshëm financiarisht për komunën tonë. Falë dashamirësisë dhe sinqeritetit të komunës së Ejup Sulltanit të Stambollit, Deniz Kygen prej vizitës së parë që e bëra unë më dha premtimin se këtë punë do ta merr si obligim një ditë e më parë. Sot jemi dëshmitarë të asaj dite, deklaroi Ridvan Ibrahimi, Kryetar i Komunës së Haraçinës.

E falënderimet nuk munguan as nga Zëvendëskryeministri i parë, Artan Grubi përcjell KlanM.

– Republika e Turqisë ka ndihmuar shumë Republikën e Maqedonisë së Veriut dhe ka qenë mbështetëse e madhe qoftë në ecurinë e saj drejt anëtarësimit në NATO, qoftë në zhvillimin ekonomik, qoftë edhe në çdo forum tjetër ndërkombëtar. Nuk ka komunë, në veçanti në veri-perëndim të Maqedonisë duke përfshirë këtu Çairin, Sarajin, Tetovën, Gostivarin, Strugën, Dibrën edhe Haraçinën e cila nuk ka bashkëpunim me ndonjërit nga Komunat e Republikës së Turqisë, deklaroi Zëvëndëskryeministri Artan Grubi.

Edhe pse prej sot sistemi i ujësjellësit është funksional, nga Komuna e Haraçinës u bëjnë thirrje qytetarëve që janë të kyçur në rrjetin e ujësjellësit, të kenë kujdes, për shkak se po bëhen provat e para të ujit./KlanMacedonia/

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 1180x200

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 300x250
Lexo gjithashtu
Total
0
Share