Haaland thyen rekordin që ishte vendosur në vitin 1931

Ky është një sezon spektakolar i Erling Haaland me fanellën e Manchester City dhe sulmuesi vazhdon të thyejë rekorde javë pas jave.

Norvegjezi shënoi edhe në fitoren 2-1 të “Citizens” përballë Fulham, sukses që i dhuroi skuadrës së Guardiolës kreun e Premier League.

Me këtë gol Haaland arriti Alan Shearer dhe Andy Cole si golashënuesi më i mirë i kampionatit anglez në një sezon (për norvegjezin sezoni akoma nuk ka përfunduar) në kuotën e 34 golave.

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 1180x200

Por jo vetëm, Haaland ka thyer edhe një rekord që ishte vendosur në vitin 1931. Sulmuesi shënoi golin e 50-të sezonal, duke u bërë lojtari i parë i një klubi anglez që arrin diçka të tillë që nga viti 1931.

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 300x250
Lexo gjithashtu
Total
0
Share