Futboll: Brozoviq prezantohet zyrtarisht tek Al Nassr

Telenovela e transferimit të mesfushorit kroat, Marcelo Brozoviq, tek ekipi ku luan tashmë CR7, është mbyllur. Ai është larguar përfundimisht nga Interi.

Al Nassr ka prezantuar këtë të hënë mesfushorin 30-vjeçar, i cili do ta vazhdojë karrierën e tij në Saudi Pro Leagu, ku do të jetë pjesë në një ekip me Cristiano Ronaldon.

Tashmë dyshimet e kroatit për t’u larguar nga futbolli Europian janë shuar dhe ai do të jetë futbollisti i radhës, i cili është bindur nga arabët për të vazhduar karrierën te Al Nassr, që i ka plotësuar çdo dëshirë.

Lexo gjithashtu
Total
0
Share