Grubi: NATO u bë me Ali Ahmetin

Zëvendëskryeministri Artan Grubi nga takimi me qytetarët në Çellopek lëvdoi ekipin e ministrave të BDI-së dhe arritjet e tyre gjatë kësaj qeversjeje, që sipas tij nuk janë të pakta. Grubi theksoi se programi i BDI-së ka pasur suksese dhe prandaj, sipas tij, po luftohet dhe kundërshtohet nga të tjerët, përcjell KlanM.

“Tashmë kur jemi në prag të ndryshimeve kushtetuese, dalin sulme nga Mickoski me fotografi, Apasievi poashtu merret me BDI. Pse BDI? Sepse BDI është garantues e paqes dhe partner euro-amerikan, ishte kryetari Ahmeti që ka mbajtur gjallë rrugën e dialogut dhe zgjidhjeve për të mirën e vendit, NATO u bë me Ali Ahmetin. Sot kryetari nisi këtë fushatë për të kuptuar të gjithë rëndësinë e anëtarësimit të vendit në BE. Jemi në rrugë të drejtë sepse jemi në rrugë të Ali Ahmetit”,  deklaroi Grubi./KlanMacedonia

 

Lexo gjithashtu
Total
0
Share