VMRO-DPMNE për listën e LSDM-së/ Kovaçki: Vazhdim i zbehtë i krimit dhe korrupsionit

Lista e plotë e LSDM-së është komentuar edhe nga VMRO-DPMNE-ja. Sipas deputetit Dragan Kovaçki, bëhet fjalë për një vazhdim të zbehtë të krimit dhe korrupsionit.

“Nuk ka se cfarë të thuhet. Janë vetëm një vazhdim I zbehtë I krimit dhe korrupsionit dhe të nëncmimit të dinjitetit të popullit maqedonas. Sic shihet në NJ.Z 3 me siguri do të jetë Zv/Kryetarja e LSDM-së, personi i implikuar drejtpërdrejtë në tradhëtitë e popullit maqedonas. Person I cili nuk prevenon, respektivisht nuk ka qenë e zëshme në pjesën e vjedhjeve dhe nëncmimit të Maqedonisë. Në periudhën e kaluar të gjitha skandalet mund të lidhen drejtpërdrejtë me personin e dytë në LSDM”. /tvklan.mk/

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 300x250
Lexo gjithashtu
Total
0
Share