Alarm për bombë në aeroportin e Shkupit

Të gjitha fluturimet janë anuluar për shkak të raportimit për një mjet shpërthyes të vendosur në aeroportin e Shkupit.

Për momentin po bëhet evakuimi i punonjësve dhe pasagjerëve. Këto ditë, kërcënimet me bomba synojnë institucionet, shkollat fillore dhe të mesme, qendrat tregtare dhe ndërtesat e banimit.

Vetëm gjatë ditës së djeshme janë raportuar 49 bomba të vendosura, mes tyre edhe shkollat në Kavadar. /KlanMacedonia/

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 1180x200

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 300x250
Lexo gjithashtu
Total
0
Share