Grubi: Inicialet e mia janë A.G dhe jo A.R – turp s’keni pikë burrnie mo, hajde matemi me vepra jo me fjalë (FOTO)

Zv/kryeministri, Artan Grubi në rrjetin e tij social facebook ka reaguar ndaj disa mesazheve që po qarkullojnë se ai paska urdhëruar të raportohet për komente me disa përkrahës të tij, pëcjellë Klan M.

Ja statusi i plotë:

“Sa turp! Ska pikë burrnie mo. Tre vjet gënjeni çdo ditë, ndërsa ne, në këto tre vjet bëjmë punë sa ju as për 30 vjet nuk i keni bëni dot dhe i keni mashtru njerëzit.

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 1180x200

Analfabetizëm, smirë, ligësi, poshtërsi, as edhe fotoshopin s’dijnë ta bëjnë.

Dilni me projekte, propozoni ide, realizoni atë që e keni premtuar dhe bëni punën për të cilën jeni zgjedhur, lenì pallavrat me të cilat keni mbijetuar në skenën politike duke mashtruar njerëzit, duke ua uzurpuar jetën dhe duke marrë në qafë gjenerata të tëra.

Hajde matemi me punë, se me dallavera, improvizime, mashtrime, vjedhje, më fitoni, ua pranoj!

Inicialet e mia janë AG, jo AR, tregojuni se bëhen rezil në sytë e botës, lerë që gënjejnë” – shkruan zv/kryeministri Grubi.

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 300x250
Lexo gjithashtu
Total
0
Share