Grubi i quan shpifje akuzat e VMRO-së

Zëvendëskryeministri Artan Grubi ka reaguar pas akuzave të VMRO-DPMNE-së të bëra sot e që pretendonin për pasurim të Grubit dhe të afërmve të tij, në kurriz të institucioneve të shtetit.
“Shpifjet, akuzat, sulmet nuk kanë të ndalur, por gjersa jam figurë publike, i pres dhe do të përballem me fushatën nxitëse dhe shpifëse, në media e në gjyq, por nuk e besoja se kaq të ulët mund të jeni, me sulme ndaj familjarëve të mi pa asnje bazë e pa asnjë arsye, të cilët veprojne në sektorin privat shumë më herët se sa unë ti bashkangjitem politikës”, thotë Grubi, përcjell Klan Macedonia.
Grubi  i quan gënjeshtra pretendimet e VMRO-së dhe shton se këto akuza janë të kordinuara dhe vazhdimësi e fushatës për ta dëmtuar BDI-në dhe kryetarin e saj, si dhe Grubin me eksponentët tjerë të kësaj partie.
“Këto akuza, dhe të tjera që po i plasojnë nëpërmjet të këtyre eksponentëve, si kredia dhe hipoteka e vëllaut për objekt afarist për biznesin e tij 20 vjeçar, janë prezente tashmë më tepër se një vit në opinion dhe asnjë nga propaganduesit, shqiptar e maqedonas, nuk dorëzon “dëshmitë” e tyre në institucione, por shpifjet i përdorin për fushata politike, rrënim të reputacionit dhe defokusim. E inkurajoj koalicionin izolues dhe shpifës të prirë nga VMRO, Levica dhe ato shqiptarë qe u jane vënë në shërbim, të denoncojnë në institucionet përkatëse çdo dëshmi për çfarëdo krimi eventual të cilin ata e pretendojnë”, thuhet në reagimin e Grubit./KlanMacedonia
PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 300x250
Lexo gjithashtu
Total
0
Share