Barcelona shpallet kampione e La Ligas

Barcelona edhe zyrtarisht është shpallur kampione e La Ligas.

Skuadra e Xavi Hernandez, e arriti titullin kampion katër javë para se të përfundojë sezoni.

Barca i ka 14 pikë larg Real Madridit që gjendet e dyta.

“Blaugranat” e mposhtën sonte Espanyolin me rezultat 2:4.

Në këtë ndeshje sulmuesi polak Robert Lewandowski, i shënoi dy gola.

Kështu Xavi e fiton titullin e parë si trajner.

Barcelona shpallet kampion për herën e 27-të.

Lexo gjithashtu
Total
0
Share