Gjyqin e Zeqirit do ta zhvillojë gjykatësja që po merret me lëndën e Rashkovskit

Ish-sekretari i përgjithshëm i qeverisë, Muhamed Zeqiri, do të ulet në bankën e të akuzuarve më 15 dhjetor, kur është caktuar seanca e parë, pas akuzës së ngritur ndaj tij për shpërdorim të pozitës dhe autoritetit zyrtar.

Trupin gjyqësor do ta udhëheq gjykatësja Fanka Jançuleva – Mihajlovska. E njejta gjykatëse aktualisht po gjykon edhe ish-sekretarin e përgjithshëm të qeverisë, Dragi Rashkovski.

Sipas aktakuzës, Zekiri akuzohet se si sekretar i përgjithshëm i qeverisë ka lidhur privatisht kontrata për shërbime konsulente për analizimin e situatave në postë dhe hekurudha. Konkretisht ai akuzohet se ka dëmtuar mbi një milion euro buxhetin e shtetit.

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 1180x200
PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 300x250
Lexo gjithashtu
Total
0
Share