Vazhdojnë kërkimet për 14-vjeçaren e zhdukur

ALARMOHET INTERPOL-i, POR EDHE GJITHË RAJONI

I gjithë rajoni është ngritur në këmbë bashkë me INTERPOL-in në kërkim të 14-vjecares Vanja Gjorçevska nga Shkupi, e zhdukur tashmë katër ditë.

Nëpër rrjetet sociale shpërndahet fotografia e 14-vjecares gjithandej rajonit, në Serbi, Bullgari, Greqi, Shqipëri e Kosovë duke bërë thirrje për ndihmë në kërkimin e saj.

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 1180x200

Fotografi të 14-vjecares janë vendosur edhe nëpër rrugët dhe qendrën e Shkupit.

MPB-ja ka formuar një ekip të posacëm I cili punon në operacionin e kërkimit. Po kontrollohen kamerat e sigurisë, rrjetet sociale, celularët dhe të gjithë ata që mund të kenë informacione të nevojshme.

Nga MPB-ja janë të shqetësuar për shkak të rritjes së lajmeve të rreme nëpër rrjetet sociale që mund të dëmtojnë hetimet.

Policia kishte përgënjshtruar lajmet e plasuara se 14-vjecarja është gjetur në një vend fqinj. MPB-ja thotë se përkundër thirrjeve të shumta nga ana e policisë dhe prindërve të të miturës, vazhdojnë të plasohen dezinformata që mund të dëmtojnë hetimet. /KlanMacedonia/

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 300x250
Lexo gjithashtu
Total
0
Share