Gjykata Ndërkombëtare Penale lëshon urdhër arresti për krime lufte për zyrtarët e lartë të Rusisë

Gjykata Ndërkombëtare Penale (ICC) ka lëshuar një urdhër arresti për ish-ministrin rus të Mbrojtjes, Sergei Shoigu dhe shefin e shtafit të përgjithshëm, Valery Gerasimov.

Dyshohet se ata kanë kryer krime lufte dhe krime kundër njerëzimit gjatë luftës në Ukrainë. Shoigu dhe Gerasimov akuzohen për sulmet ndaj objektivave civile midis tetorit 2022 dhe marsit 2023. Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, e ka vlerësuar vendimin e ICC si një tregues të qartë se drejtësia për krimet ruse është e pashmangshme.

Nga ana tjetër, Këshilli i Sigurimit i Rusisë e ka quajtur urdhër-arrestin ndaj Shoigu të parëndësishëm dhe pjesë e një lufte hibride kundër Moskës. Shoigu, një aleat i presidentit rus Vladimir Putin, u hoq nga posti i ministrit të mbrojtjes muajin e kaluar. Ai kishte mbajtur këtë post që nga viti 2012.

Lexo gjithashtu
Total
0
Share