Papa dënon vrasjen e civilëve në Gaza

Në ditën e Krishtlindjeve Ati i Shenjtë bëri thirrje për një zgjidhje për situatën e dëshpëruar humanitare

Lufta e përgjakshme në Lindjen e Mesme, mes Izraelit dhe Hamasit, ishte kryefjala e fjalimit të Papa Françeskut në mesazhin e tij “Urbi et Orbi”, për ditën e Krishtlindjes.

Në fjalimin e tij Ati i Shenjtë e quajti të neveritshëm sulmin e 7 Tetorit ndaj Izraelit nga militantët e Hamasit dhe përsëri bëri thirrje për lirimin e rreth 100 pengjeve që ende mbahen në Gaza.

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 1180x200

“Lufta po shkatërron jetët e atyre popujve. Zemra ime është e pikëlluar për viktimat e sulmit të neveritshëm të 7 Tetorit të kaluar dhe përsëris apelin tim urgjent për çlirimin e atyre që ende mbahen peng. Unë bëj thirrje për t’i dhënë fund operacioneve ushtarake, duke i dhënë fund vrasjes së civilëve dhe bëj thirrje për një zgjidhje të situatës së dëshpëruar humanitare duke dërguar menjëherë sa më shumë ndihma. Le t’i jepet fund nxitjes së dhunës dhe urrejtjes. Çështja palestineze të zgjidhet përmes dialogut të sinqertë dhe këmbëngulës midis palëve, të mbështetur nga vullneti i fortë politik dhe mbështetja e bashkësisë ndërkombëtare. T’i themi jo luftës që mbetet një udhëtim pa qëllim, një disfatë pa fitimtarë, një marrëzi e pafalshme.”

Papa Françesku, bëri thirrje për t’i dhënë fund konflikteve, politike, sociale apo ushtarake, në vende përfshirë Ukrainën, Sirinë, Jemenin, Libanin, Armeninë dhe Azerbajxhanin dhe kërkoi që të mbrohen të drejtat e emigrantëve në mbarë botën.

Duke folur nga ballkoni qendror i Bazilikës së Shën Pjetrit për mijëra njerëz ai goditi industrinë e armëve në të gjithë botën, ndërsa bëri thirrje për një zgjidhje për situatën e dëshpëruar humanitare në enklavën e rrethuar.

Sa dhunë dhe vrasje ndodh në mes të heshtjes shurdhuese pa e ditur, për shumë njerëz! Njerëzit që nuk duan armë, por bukë, që luftojnë për të përballuar jetesën dhe dëshirojnë vetëm paqen, nuk e kanë idenë sesi fondet po shpenzohen për armë. Megjithatë, kjo është diçka që ata duhet ta dinë!”

Vatikani, i cili ka marrëdhënie diplomatike me Izraelin dhe Autoritetin Palestinez, beson se zgjidhja me dy shtete është e vetmja përgjigje për konfliktin.

Klan News

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 300x250
Lexo gjithashtu
Total
0
Share