Gjukanoviç dhe Milatoviç shkojnë në balotazh

Milo Gjukanoviç kërkon mandatin e tretë si president i Malit të Zi

Presidenti i Malit të Zi, Milo Gjukanoviç, politikani veteran që ka shërbyer në postet më të larta shtetërore për 33 vjet, do të përballet në raundin e dytë të zgjedhjeve presidenciale me rivalin e tij Jakov Milatoviç. Asnjëri prej tyre nuk siguroi shumicën e mjaftueshme për një fitore në zgjedhjet e së dielës prandaj ata do të shkojnë në balotazh më 2 prill.

Qendra për Monitorim dhe Hulumtim në Podgoricë, tha se sipas rezultateve paraprake presidenti aktual dhe kandidati i Partisë Demokratike të Socialistëve, Milo Gjukanoviç, ka fituar numrin më të madh të votave, përkatësisht, 35.4 përqind.

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 1180x200

Gjukanoviç u tha mbështetësve se ishte i kënaqur me rezultatet e arritura.

“Nuk ka asnjë kandidat të përshtatshëm në mesin e tyre, sepse ata janë padyshim të fiksuar për të më mundur mua. Prandaj, kushdo që të jetë kundërshtari im në balotazh, qëllimi im është i njëjti, strategjia ime është pak a shumë e njëjta. Unë do të fitoj. Unë besoj se artikuloj më së miri interesin e Malit të Zi civil, multietnik dhe evropian”.

Gjukanoviç përballet në këto zgjedhje me rivalin e tij ish-ministrin e Ekonomisë Jakov Milatoviç. Kandidati i Lëvizjes Qytetare “Evropa Tani”, ka fituar fitoi 29.3 përqind të votave dhe për të, rezultatet e arritura deri në këtë pikë të garës janë fitore.

“Kjo është një fitore e një Mali të Zi më të bukur, më të pasur dhe më të drejtë. Një Mal të Zi për të gjithë ne. Dhe ashtu siç fituam kundër Gjukanoviçit në Podgoricë vitin e kaluar, ne do ta dërgojmë atë në pension të plotë politik më 2 prill”.

Kundërshtarët akuzojnë Gjukanoviçin dhe partinë e tij për korrupsion dhe lidhje me krimin e organizuar, akuza të cilat ai i mohon. Votimi i së dielës vjen në mes të një krize politike një vjeçare institucionale dhe politike.

Klan News

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 300x250
Lexo gjithashtu
Total
0
Share