Sa i pasur është Sali Berisha?

Emisioni “Opinion” në Tv Klan është fokusuar mbrëmjen e sotme në pagat dhe pasuritë e deklaruara të funksionarëve të shtetit.

Sipas të dhënave të marra nga “Open Data”, pasuria e deklaruar e Kryetarit të Partisë Demokratike, Sali Berishës është si më poshtë:

Në deklarimin e vitit 2021, kreu i opozitës, Sali Berisha, nis me një apartament të fituar nga privatizimi për të vijuar më tej më një bodrum. Në të dyja këto prona, ai është bashkëpronar me 50 për qind me bashkëshorten, Liri Berisha. Gjithashtu, çifti zotëron disa llogari bankare, respektivisht në shumat 5 milionë Lekë, 9 mijë Euro, 1 mijë e 235 mijë Lekë dhe 16 mijë Euro. Zonja Berisha deklaron gjithashtu të ardhurat nga pensioni.

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 1180x200

Por në deklarimin e zotit Berisha, përfshihen gjithashtu edhe fëmijët e tij, Argita dhe Shkëlzen. Vajza, Argita deklaron në zotërim 3 apartamente dhe 3 bodrume me vlerë afërsisht 600 mijë Euro. Ajo gjithashtu është zotëruese e disa llogarive bankare në një vlerë të përafërt prej 800 mijë Eurosh dhe gjysmës së një vile në Lalëz. Të ardhurat e saj sigurohen përmes qirave, rrogës dhe interesave bankare.

Ndërkohë, Shkëlzen Berisha deklaron një makinë tip “BMW” të vitit 2012, 2 llogari bankare në më shumë se 1 milionë Lekë të reja. Ai gjithashtu ka një “overdraft” të papaguar në një vlerë në shumë se 21 mijë Euro. /tvklan.al

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 300x250
Lexo gjithashtu
Total
0
Share