Gjoba për 181 shoferë, 42 për vozitje të shpejtë

Sektori për Punë të Brendshme Shkup edhe gjatë ditës së djeshme (06.06.2023) ka vazhduar me kontrolle në zonën e komunikacionit.

Në territorin e qytetit të Shkupit janë shqiptuar gjithsej 181 masa, nga të cilat 42 sanksione për drejtim mjeti mbi shpejtësinë e lejuar, shtatë masa për drejtim mjeti pa patentë shofer, 14 sanksione për kundërvajtje nga drejtuesit e motoçikletave.

Shtatë masa janë vendosur për përdorim të celularit gjatë drejtimit të automjetit, 15 sanksione për konvertim të paligjshëm të automjeteve, katër masa për automjete me defekte teknike dhe të paregjistruara, pesë sanksione për drejtimin nën ndikimin e alkoolit.

Lexo gjithashtu
Total
0
Share