Gjoba për 144 shoferë në Shkup, 10 prej tyre pa patentë shoferi

Sektori për Punë të Brendshme Shkup gjatë ditës së djeshme (25.03.2024) ka vazhduar me kontrolle të shtuara në trafik ku vetëm në territorin e qytetit të Shkupit janë shqiptuar gjithsej 144 gjoba nga të cilat:

10 për drejtim mjeti mbi shpejtësinë e lejuar, 10 për drejtim mjeti pa patentë shoferi, tri sanksione për kalim në semafor të kuq, tetë gjoba u shqiptuan për përdorimin e celularit gjatë drejtimit të automjetit, nëntë sanksione për mosvënien e rripit të sigurisë.

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 300x250
Lexo gjithashtu
Total
0
Share