“Vëllezërit Manaki – Pionerët e parë të filmit në Ballkan” / Filmologu Leskovica: Ky është kushti themelor për funksionimin e Arkivit dhe Kinotekës

Filmologu, Arsim Leskovica për 99 Minuta sqaroi procedurën e ruajtjes së filmave në arkiv si dhe për kushtin themelor që duhet të plotësohet për ekzistimin e Arkivit dhe Kinotekës. Ai përmendi fondi me rëndësi të veçantë historike dhe u ndal në veprimtarinë e vëllezlrve Manaki, si xhiruesit e parë të filmit në Ballkan.

“Për të funksionuar çdo arkiv i filmit, por edhe ne si Kinotekë, është një kusht themelor që duhet të plotësohet. Duhet të kemi në posedim një fond me rëndësi të veçantë historike, gjë që ne e kemi. Ai fond me rëndësi të veçantë historike është Opusi i vëllezërve Manaki. Historikisht, për ata që nuk e dinl, vëllezërit Manaki janë xhiruesit e parë, pionerët e parë të filmit në Ballkan. Ata kryesisht, xhirimet e tyre i kanë bërë në Manastir dhe fshatrat përreth Manastirit. Vepra e tyre kryesore është ardhja e Sulltan Rashidit të katërt në Selanik dhe pastaj vizita e tij, ku ka kaluar nëpër Manastir tek ‘Lagjja e Gjerë dhe ajo ka ngelur si dokument”, sqaron filmologu Arsim Leskovica.

Fondi i Vëllezërve Manaki, sipas Leskovicës, është 100 vite i vjetër dhe ruhet në depot e Kinotekës së Maqedonisë së Veriut./KlanMacedonia

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 1180x200

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 300x250
Lexo gjithashtu
Total
0
Share