Netanjahu: Nuk synojmë pushtimin, por demilitarizimin e Gazës
Në Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë zhvillohet këtë të Enjte, seanca dëgjimore për padinë e Afrikës së Jugut ndaj Izraelit për gjenocid ndaj palestinezëve në Rripin e Gazës.
Në padi kërkohet ndalimi i menjëhershëm i luftës, dërgimi i ndihmave humanitare dhe rikthimi i civilëve palestinezë në vendbanimet e tyre. Në akuzat për gjenocid, Afrika e Jugut pretendon se veprimet e Izraelit synojnë të shkatërrojnë një pjesë të konsiderueshme të kombit, racës dhe grupit etnik palestinez.
Presidenti izraelit Isak Hercog akuzoi Pretorian për hipokrizi, duke i quajtur akuzuar “mizore dhe absurde”. Ndërkaq, kryeministri izraelit Benjamin Netanjahu hodhi poshtë të gjitha akuzat se Izraeli po përpiqet të pushtojë Rripin e Gazës apo spastrojë popullsinë palestineze. Sipas tij, qëllimi i vetëm i ushtrisë izraelite është të lirojë pengjet dhe të demilitarizojë e të zhdukë Hamasin nga ky territor.
Tv Klan