Një gjeneral i lartë në ushtrinë e Ukrainës ka paralajmëruar për një pushtim të mundshëm rus në veri. Gjeneral majori Andrii Kovalçhuk tha të shtunën se Ukraina është duke u përgatitur për një raund tjetër sulmesh të Rusisë nga veriu i vendit, duke shtuar se do të duhen më shumë mbështetje ushtarake për të luftuar.
Zyrtarët e mbrojtjes ukrainase thonë se Rusia po shikon mundësinë për lëshimin e një ofensive tjetër në Janar, si dhe një tentatië të dytë për të marrë Kievin. Ministri i Mbrojtjes së Ukrainës Oleksiy Reznikov tha se ka prova se Rusia po përgatit një tjetër ofensivë të gjerë në Shkurt.
Reznikov tha se gjysma e 300,000 trupave të rekrutuar të Rusisë mund të hyjnë në fushën e betejës pasi të kenë përfunduar stërvitjen e tyre.
Të premten, Rusia sulmoi infrastrukturën energjetike të Ukrainës. Ekipet e shpëtimit po kërkojnë për të mbijetuar në disa qytete të ndryshme të Ukrainës./tvklan.al