Mike Pence shpall kandidaturën për President të SHBA

Ish-zëvendëspresidenti amerikan do të përballet ne një betejë me Donald Trump, të cilin dikur e mbështeste

Ish-zëvendëspresidenti amerikan, Mike Pence shpall kandidaturën brenda republikanëve për presidencialet e vitit 2024.

Ekipi i fushatës së Pence paraqiti kandidaturën në Komisionin Federal të Zgjedhjeve të SHBA-së. Pence do ta nisë fushatën e tij me një video dhe një fjalim në Ioëa më 7 Qershor. Një konservator, i cili qëndroi pranë Trump gjatë gjithë kohës në zyrën e tij është distancuar gjithnjë e më shumë nga ish-presidenti republikan që nga humbja e tij në zgjedhje.

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 1180x200

Pence i bashkohet një numri të madh të kandidatëve republikanë, që përfshijnë Trump, senatorin amerikan Tim Scott dhe ish-guvernatoren e Karolinës së Jugut, Nikki Haley. Guvernatori i Dakotës së Veriut, Doug Burgum po planifikon gjithashtu të hyjë në garë së shpejti në garë, sipas Reuters.

Një përballje e fortë është edhe ajo mes Pence dhe gurvenatorit të Floridës, Ron DeSantis i cili gjithashtu është rival i ish-presidentit amerikan, Donald Trump. Edhe ish-guvernatori i Nju Xhersit, Chris Christie, do t’i bashkohet garës, duke dyfishuar numrin e përgjithshëm të kandidatëve republikanë. Sipas Reuters Trump ka një epërsi në sondazhe ndaj kandidatëve të tjerë republikanë.

Suksesi i fushatës së tij do të varet nga fakti nëse ai mund të tërheqë mjaftueshëm mbështetës të politikave të Trumpit, të cilët janë larguar nga retorika dhe sjellja e ish-presidentit.

Klan News

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 300x250
Lexo gjithashtu
Total
0
Share