Dyshohet për 20 viktima pas shembjes së urës në Baltimore të SHBA-së

20 persona dyshohet që kanë vdekur pas shembjes së Urës Francis Scott Key në Baltimore të SHBA-së.

“Ne jemi duke menaxhuar një incident me viktima masive. Fatkeqësisht, ne e kuptojmë se ka deri në 20 persona që mund të jenë në lumin Patapsco si dhe automjete të shumta”, tha për CNN, Kevin Cartwright, drejtor i komunikimit të Departamentit të Zjarrfikësve të Qytetit Baltimore.

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 1180x200

Cartwright tha se ata po punojnë me Rojet Bregdetare të SHBA dhe një ekip zhytësish janë në lumë për operacione kërkimi dhe shpëtimi, me temperatura -1 °C rreth portit.

Ura Francis Scott Key në Baltimore u shemb herët në mëngjes pasi u godit nga një anije e madhe.

Ura 1.6 milje me katër korsi shtrihet mbi lumin Patapsco dhe shërben si kalimi më i jashtëm i portit të Baltimores dhe një lidhje thelbësore me Rripin e Baltimores.

Ura, e cila u hap në vitin 1977, mban emrin e autorit të himnit kombëtar të SHBA, “The Star-Spangled Banner”, sipas Autoritetit të Transportit të Maryland në faqen e saj të internetit.

Francis Scott Key besohet se ishte ulur pranë vendit të urës, ndërsa dëshmoi bombardimin e Fort McHenry në 1814, duke e frymëzuar atë të shkruante fjalët e himnit kombëtar të SHBA.

https://videos.dailymail.co.uk/video/mol/2024/03/26/8361082795851793165/640x360_MP4_8361082795851793165.mp4?_=1

 

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 300x250
Lexo gjithashtu
Total
0
Share