Gir: Nëse nuk bëhen ndryshimet kushtetuese, procesi negociues ndalet

“REFERNDUMI ËSHTË VENDIM SOVRAN QË DUHET TË MARRË KY VEND”

Nëse nuk i bëni ndryshimet kushtetuese, me siguri procesi negociues do të ndalet dhe do të pritet zgjidhja e kësaj çështje. Kështu thotë në intervistën javore për Radio Evropa e Lirë, euroambasadori në Shkup Dejvid Gir.  Sipas tij, mbajtja e konferëncës së dytë ndërqeveritare varet marrëveshje bilaterale mes dy palëve të të përfshira në kontest.

“Me mënyrën se si është bërë marrëveshja, negociatat janë të hapura. Ne patëm edhe konferencën e parë ndërqeveritare. Kur të përfundojë skriningu  në këtë fazë, kalimi në fazën tjetër kërkon një tjetër konferencë ndërqeveritare. Mbajtja e asaj konference ndërqeveritare varet nga marrëveshja dypalëshe mes dy vendeve në fjalë. Natyrisht, është një vendim sovran që Maqedonia e Veriut të ndryshojë Kushtetutën, edhe pse ju tashmë keni një histori të mirë në marrëdhëniet ndëretnike dhe kjo vetëm do ta definoj më tej këtë, deklaroi euroambasadori David Geer.

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 1180x200

I pyetur rreth idesë për referendumin që e  paralajmëron VMRO DPMNE, Gir thotë se “është një vendim sovran që duhet të marrë ky vend ndaj dhe nuk do të komentoj konkretisht rreth kësaj”, ndërsa shton se VMRO-DPMNE-së i mbetet ta vendos qëndrimin e saj në këto çështje, ashtu siç i mbetet çdo partie politike.

“Mendoj se i takon VMRO-DPMNE-së që të deklarojë qëndrimin e saj për këto çështje të ndryshme, siç i takon të gjitha partive ta bëjnë këtë. Nuk dua të hyj dhe të jap mendime për parti të veçanta. Ne jemi të gatshëm të bisedojmë me të gjithë partnerët që janë të përkushtuar në rrugën e integrimit evropian, deklaroi euroambasadori David Geer.

Ambasadori Dajvid Geer kujtoj aktorët politik në vend edhe për benefitet që do ti ketë vendi me antarësimin në BE si ato ekonomike, përmirësimin e standardit jetësor, mundësi të mëdha biznesi e kështu me rradhë./KlanMacedonia/

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 300x250
Lexo gjithashtu
Total
0
Share