Korridori 8 dhe 10D: Debat i ashpër në Kuvend

OPOZITA ME AKUZA PËR KEQPËRDORIME, QEVERIA THOTË SE ËSHTË PROJEKT HISTORIK

Edhe gjatë seancës parlamentare kushtuar pyetjeve të deputetëve nuk kanë ndryshuar qëndrimet e pozitës dhe opozitës rreth dobive apo dëmit nga Marrëveshja me “Behtel dhe Enka”, percjell KlanM.

VMRO-DPMNE-ja kërkon përgjegjësi duke drejtuar gishtin tek Zv/Kryeministri i Parë, Artan Grubi.

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 1180x200

“Kush dhe pse ka propozuar zgjidhje ligjore që është në kundërshtim me vendimin e Gjykatës Kushtetuese dhe gjatë kësaj me vetëdije është pajtuar të paguajë dënime të mëdha. Ti, Artan Grubi, do të jesh i pari që do të shkojë në burg”, tha Bojan Stojanovski.

Qeveria, siç përcjell KlanM, i ka bërë thirrje VMRO-DPMNE-së që të mos e ngadalësojë procedurën e ndërtimit të Korridoreve dhe të mos fshihet pas “Levicës”.

“Nëse ky projekt do të realizohet më shpejtë apo më ngadalë dhe më shtrenjtë varet nga bllokimi që ia bën parlamentit shefi juaj Dimitar Apasievi dhe ju që e mbështesni”, tha Dimitar Kovaçevski.

Deputetët debatuan edhe për cështjen se kush është Kryeministër e kush lider i opozitës.

“Kush është Kryeministër ju apo Grubi. Nëse jeni ju përse nuk e dëgjuat ministren tuaj Slavica Grkovska e cila tha se kjo marrëveshje duhet të publikohet”, tha  Eli Panova.

“Kryeministër i Maqedonisë së Veriut…ja erdhi lideri i opozitës. Mirëdita z.Apasiev, si jeni? Kryeministër i RMV-së është Dimitar Kovaçevski deri në zgjedhjet e rregullta 2024”, tha Dimitar Kovaçevski.

VMRO – DPMNE, siç njofton KlanM, thotë se deri më 6 maj duhet të paguhen 53 milionë euro dhe se me kushte të njëjta do të bëhet eksproprijimi I ndërtesave të ligjshme dhe të jashtëligjshme, se 70% e punëtorëve të angazhuar do të jenë të huaj.

Nga Qeveria thonë se nuk do të paguhen penalitete dhe se do të angazhohen 51% të kompanive të vendit./KlanMacedonia/

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 300x250
Lexo gjithashtu
Total
0
Share