Gerardo Martino shkon tek Inter Miami

Trajneri argjentinas dhe Messi bashkohen në Amerikë

Tek Inter Miami po punojnë për ndërtimin e një ekipi cilësor, duke afruar emra si Lionel Messi apo Sergio Busquets. Së fundi klubi amerikan i zotëruar nga ish-futbollisti David Beckham emëroi edhe trajnerin, i cili është argjentinasi Gerardo Martino.

Me një përvojë 25-vjeçare Martino pritet ta ndihmojë skuadrën drejt objektivave të rëndësishëm. Për Martino do të jetë përvoja e dytë në Major League Soccer, pasi drejtoi Atlanta United duke fituar edhe Kupën në 2018.

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 1180x200

Gerardo Martino bashkohet kështu me Lionel Messi, me të cilin punoi te Barcelona dhe më pas Argjentina nga 2013 deri në 2016. Trajneri 60-vjeçar në karrierën e tij ka drejtuar edhe përfaqësuesen e Meksikës, Paraguajit apo klube në këtë vend amerikanojugur dhe Argjentinë.

Tv Klan

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 300x250
Lexo gjithashtu
Total
0
Share