UEFA mund ta përjashtojë Barcelonën nga Liga e Kampionëve

“UEFA nuk po merr pjesë në linçimin e përgjithshëm, nuk mendoj se mund të na përjashtojë nga garat evropiane.”

Kështu deklaroi në konferencë për shtyp dje presidenti i Barcelonës, Joan Laporta kur u pyet për rastin Negreira, e për të cilin shqetësimin e saj e ka shfaqur edhe UEFA përmes presidentit të saj, Aleksander Ceferin.

Sipas mediumit spanjoll “AS”, UEFA mund të vendosë që ta urdhërojë Komitetin e saj Etik dhe Disiplinor për ta përjashtuar menjëherë Barcelonën nga edicioni i ardhshëm i Ligës së Kampionëve, përcjell “Gazeta Express”.

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 1180x200

UEFA, përmes Komitetit Etik dhe Disiplinor ka bërë të ditur se mund të ketë argumente të mjaftueshme për ta proceduar sa më shpejt një hapje të hetimeve, duke u bazuar në artikullin 31.4 të rregullave të saj.

Nga ana tjetër, ditë më parë presidenti Ceferin e kishte definuar këtë situatë si “njërën prej më të vështirave të cilat i ka parë në futboll”.

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 300x250
Lexo gjithashtu
Total
0
Share