Garevski: Tërmetet nuk mund të parashikohen, RMV nuk rrezikohet nga pasgoditjet

NË RMV RESPEKTOHET RREGULLORJA PËR NDËRTIME ASIZMIKE

Tërmeti në Turqinë qendrore i referohet përplasjes së tri pllakave: afrikane, arabe dhe anadollike, gjë që këtë rajon e bën një nga zonat sizmike më aktive në Mesdhe. Profesori Mihail Garevski për Klan Maqedoni thotë se forca e goditjes së djeshme, që shkaktoi mijëra viktima, sipas statistikës vë në dukje se në vitet që vinë në këtë rajon nuk do të ketë tërmet me magnitudë të ngjajshme. Në Turqi në vitet e fundit, si dhe në Maqedoninë e Veriut pas tërmetit të vitit 1963, është në fuqi rregullorja për ndërtim aseizmik, që në masë të madhe i zbut pasojat e dridhjes së tokës.

Tërmeti në Turqinë qendrore i referohet përplasjes së tri pllakave: afrikane, arabe dhe anadollike, gjë që këtë rajon e bën një nga zonat sizmike më aktive në Mesdhe – thotë për Klan Maqedoni, profesori Mihail Garevski. Plasaritja me gjatësi mbi 1.000 kilometra që shtrihet në Anadollin lindor, ku përplasen pllakat gjeologjike, mbi tokë shkaktojnë lëvizje të tokës dhe shkatërrim – thotë Garevski.

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 1180x200

“Rezultati i krijimit të atyre plasaritjeve është fakti se janë në përplasje më pllakën arabe, afrikane dhe bllokun në Anadoll. Në atë mënyrë janë krijuar këto plasaritje, për fat të keq edhe këtu, sepse magnituda është shumë e lartë dhe ka shumë viktima. Ndoshta gjatë gjithë vitit , në botë nuk do të ketë tërmet aq i fuqishëm sa ky” tha Mihail Garevski. profesor.

Parashikimi i goditjes në Turqi dhe magnituda e tij, nga ana e një shkencëtari holandez në rrjetet sociale, sipas Garevskit më shumë është rastësi se sa siguri shkencore.

“Tërmetet nuk mund të parashikohen. Shkenca e sizmologjisë dhe inxhinieria e tërmeteve që nga vitet e 60-ta hoqën dorë nga parashikimi i tërmeteve. Ne i dimë saktë lokacionet ku mund të ndodhin, i dimë edhe magnitudat të cilat mund të jenë maksimale në lokacione të caktuara, por asnjëherë nuk mund ta parashikojmë kohën kur do të ndodhë tërmeti. Mendoj se edhe nuk do të mundet…ato janë plasaritje shumë të mëdha, gjatësi shumë të mëdha” – tha Mihail Garevski. profesor.

Garevski shpreh bindjen se rregulloret për ndërtim asizmik në Maqedoninë e Veriut, të miratuara pas tërmetit në Shkup në vitin 1963 respektohen, dhe se është iluzion besimi se ndërtimet e vjetra janë më të sigurta se të rejat. Sipas tij, në Evropë ekziston sistemi për paralajmërim të hershëm të tërmeteve, siç ekziston në Meksikë, Kaliforni dhe Zelandë të Re, por për shkak të shpejtësisë së lëvizjes së valës dhe distancës më të vogël, ai do të arrijë vetëm disa sekonda para goditjes, që nuk është e mjaftueshme për shpëtim masiv. /KlanMacedonia/

PËRGATITI: BILJANA GEORGIEVSKA

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 300x250
Lexo gjithashtu
Total
0
Share