Garë për vendin e dytë në grup

Zvicra sfidon Serbinë, kualifikimi vendoset në xhiron e fundit

Kjo e premte do ul siparin e fazës së grupeve të Kupës së Botës në Katar. Katër përballje tepër interesante në grupet H dhe G, të cilat do kompletojnë edhe 16 kombëtaret që do vijojnë më tej rrugëtimin në këtë Botëror. Portugalia e ka siguruar tashmë kalimin në raundin me eliminim direkt dhe në duelin e fundit në grupe sfidon Korenë e Jugut. Të udhëhequr nga kapiteni, Cristiano Ronaldo, luzitanët janë një ndër favoritët e mëdhenj për të arritur tek triumfi në fund të turneut. Në krahun tjetër, aziatikët shpresojnë tek fitorja. Tre pikët e marra, kombinuar me një humbje minimale të Ganës në duelin ndaj Uruguajt do i siguronte Koreanëve vijimin e rrugëtimit në Katar.

E njëjta situatë edhe në grupin G. Brazili është tashmë në turin e 1/8-ave dhe sfida me Kamerunin vlen më shumë për afrikanët. Kjo pasi Kameruni do kërkojë fitoren për të prerë biletën për në turin tjetër, me shpresën që edhe sfida mes Zvicrës dhe Serbisë të mos ketë fitues.  Pikërisht kjo sfidë mund të përcaktojë edhe skuadrën e dytë nga ky grup që do vijojë më tej. Helvetët besojnë shumë te cilësitë e futbollistëve me origjinë shqiptare, Xherdan Shaqiri dhe Granit Xhaka për të përsëritur suksesin e edicionit të shkuar në Rusi 2018.

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 1180x200

Grupi H

Portugali 6 pikë
Gana 3 pikë
Korea Jugut 1 pikë
Uruguaj 1 pikë

Grupi G

Brazil 6 pikë
Zvicër 3 pikë
Kamerun 1 pikë
Serbi 1 pikë

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 300x250
Lexo gjithashtu
Total
0
Share