Atletikë: Klubi i atletikës Studenti –Tetovë, në vitin 2024 me ambicie të larta

Klubi i atletikës Studenti pas themelimit të vet në maj të vitit 2001 ka regjistruara rezultate të shkëlqyera në shumë disiplina dhe në radhët e veta gjithmonë ka pasur atlet të shkëlqyer të cilët me dinjitet kanë mbajtur fanellën me emblemën e klubit që tanimë paraqet një simboli të sportit të atletikës në Tetovë dhe jo vetëm.

Gjatë vitit 2023 klubi i atletikës ishte e pranishme në garat që organizoheshin nga Federata e Atletikës së Maqedonisë së Veriut  me numër të reduktuar të atletëve  krejt shkaku i disa rrethanave objektive, por  gjithmonë në krye të detyrës si Aldin Ademi, Berat Xhelili, Elhame  Zeqiri , Senad Ramadani, Filip Pavlovskie, Suhejb Jakupi, Erjon Nuredini tjerë.

Çdo anëtar i klubit ka dhënë më të mire e vetë dhe për atë meritojnë mirënjohje të veçantë. Njëra nga atletet premtuese është edhe Elhame Zeqi student e në UEJL. Ajo  në disiplinën hedhja e shtizës në kategorinë e seniorëve për vajza doli e para me rezultatin 19m e 59 cm,  ndërsa  në garat  tjera  po në organizim të Federatës së Atletikës shënoi rekord personal duke e  hedhur shtizën  24 metra.

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 1180x200

Por  kjo nuk maksimumi im, gjatë vitit 2024 do të mundohem  që të përmirësoj  rekordin personal dhe të jem anëtare e reprezentacionit të vendit. Për këto të arritura në këtë sport meritor është profesori Bexhet Toçi” thotë Elhame  Zeqiri e  cila tanimë ka filluar përgatitjet për sezonin 2024 në atletikë.

Atleti  Aldin Ademi në kategorinë e seniorëve në vitin 2023  regjistroi  rezultat të shkëlqyeshëm në hedhjen e shtizë me rezultatin 46.09 m., ndërsa  ne hedhjen e diskut  regjistroi  rezultatin  29 metra e 07 cm.

Dy këto  garuesit   por  edhe  të tjerët  që përfaqësojnë KA Studenti të Tetovës, në drejtimin e prof Dr. Bexhet Toçi premtojnë se janë duke punuar që në  sezonin  2024  të atletikës do të  regjistrojnë  jo vetë rekorde personale për edhe ato shtetërore.

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 300x250
Lexo gjithashtu
Total
0
Share