Gara për rektor – Rusi: Do të angazhohem për në Union të pavarur dhe të fuqishëm studentor

Kandidatja për Rektore të Universitetit të Tetovës, profesorja Myqereme Rusi në Klan Debat, duke prezantuar shtyllat kryesore të programit të saj, vend të veçantë i ka dhënë Unionit të Studentëve. Programi i saj përbëhet prej 5 shtyllave.

“Programi im bazohet në disa shtylla, por në fokus e kam përsëri studentin. Është arsimimi cilësor, shkenca, inovacioni, bahkëpunimi apo bashkëveprimi me universitetet ndërkombëtare dhe gjithë kjo e mbëashtjellë me studentët”, theksoi Rusi.

Sipas profesores Rusi, shtylla e saj për studentët ka të bëjë me organizimin e mirëfilltë studentor përmes unionit të fuqishëm dhe të pavarur./KlanMacedonia

Lexo gjithashtu
Total
0
Share