Shaqiri porosi opozitës: Të japësh deklarata nga Shkupi për Çashkën është shumë e lehtë

Ministri i Arsimit dhe Shkencës, Jeton Shaqiri në emisionin e mëngjesit Ora e Parë në Klan Maqedoni ka folur për mënyrën se si bashkë me kryeministrin Xhaferi zgjodhën problemin e fëmijëve të Çashkës dhe mësimit të tyre në gjuhën amtare.

Shaqiri ka deklaruar se gjatë gjithë kohës sa ka zgjatur problemi në fjalë ka qenë në kontakt me prindërit, fëmijët dhe autoritetet locale, shton se gjithmonë është mbështetur në të drejtën që kushtetuta e garantonë mësimin në gjuhën amtare.

“Jam thirur nga e drejta kushtetuese e gjithësecilit, padallim, që duhet tu mundësohet e drejta për mësim në gjiuhën amtare. Nga ai parim, përtej diskutimeve, sepse këtu janë përfshirë edhe subjekte politike të painformuara. Është interesant fakti se ka subjekte që para dy muajsh kanë dalë me deklarata se, pse ministri i arsimit nuk i merr ingerencat, sepse kanë qenë të painformuar. Unë kryetarit të Komunës ingerencat ja kam marrë nga Gushti i vitit paraprak”, deklaroi Shaqiri.

Foli edhe për opozitën shqiptare dhe akuzat e tyre, mes tjerash thotë se para 20 apo 30 vitesh shkolla “Todor Janev” në statut ka pasur dygjuhësinë.

“Kanë qenë prindërit shqiptar aso kohe që kanë kërkuar shkëputjen dhe krijimin e shkollave të tjera, Jabollçisht të poshtëm e të epërm. Bëhet shpërndarje nëpër zona, arsim shqip në Çashkë ka dhe do të ketë. Sa për informim, kemi shkollë të re edhe në Jabollçisht të poshtëm. Zgjedhja e Qeverisë për formimin e subjektit të ri, shkollës së re, e zgjedh problemin afatgjatë. Të gjithë që mundohen ta shfrytëzojnë këtë rast ose keqpërdorin, u kisha apeluar se arritje për fëmijët është se deri në fund të vitit do të jenë në “Todor Janev” dhe do të mësojnë në gjuhën shqipe. Nuk ka asnjë informacion sepse për mua në të mirë të shqiptarëve të mësojnë në gjuhën shqipe nuk është gjë e keqe. Mundohen për retorikë politike. Kisha dashur, kisha thirrë që opozita të bëhet një ditë mësues në Çashkë dhe të shohin se si është të jesh banorë dhe mësues I Çashkës. Të qëndrosh nga Shkupi e të japësh deklarata është shumë e lehtë”, tha Shaqiri.

Lexo gjithashtu
Total
0
Share