Gara për Rektor – Dervish Alimi: Të zgjedhim pa ndikime anësore, politike – siç ka qenë deri tani!

Kandidati për Rektor në UT, profesori Dervish Alimi duke sqaruar ofertën  e tij si kandidat, përmendi se në UT ekzistojnë fenomene që duhet të marrin fund, duke theksuar nepotizmin, politizimin dhe mungesën e pavarësisë në vendimmarrje.

“Kjo më shtyu që kapacitetin tim ta investoj për ardhmërinë e këtij universitetit sepse e shoh se ka ngecje. ka ngecje në kuptimin e nepotizmit dhe familjarizmit, depolitizimit. Thjesht desha që akademikët ta marrin përsipër obligimin. D.m.th. punëtorët universitarë të paanshëm, jo të marrin leje prej dikujt, jo që dikush të qëndrojë pas tyre, por thjesht ne t’i japim vetvetes të drejtë së pari, që prej nesh të zgjedhim se kush është më i miri, pa ndikime anësore, politike, lokaliste, siç ka qenë deri tani”, tha mes tjerash Dervish Alimi./KlanMacedonia

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 1180x200
PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 300x250
Lexo gjithashtu
Total
0
Share