Parashikimi i motit për sot në Maqedoninë e Veriut

Moti sot do të jetë me vranësira të ndryshueshme, paradite në pjesët perëndimore dhe veriore me reshje të dobëta lokale, ndërsa në viset më larta dhe në male me dëborë.

Do të fryjë dhe erë e dobët deri në mesatare, ndërsa përgjatë Vardarit e përforcuar nga drejtimi verior. Temperatura minimale do të jetë në interval prej -2 deri në 3, ndërsa ajo maksimale do të arrij prej 3 deri në 9 gradë.

Në Shkup moti do të jetë me vranësira të ndryshueshme, në orët e mëngjesit me shi të dobët. Do të fryjë dhe erë mesatare nga drejtimi verior. Temperatura minimale do të ulet në -2, ndërsa ajo maksimale do të arrij në 5 gradë Celsiusë.

Lexo gjithashtu
Total
0
Share