Futboll: Sot zhvillohet ndeshje miqësore Struga Trim Lum – Ballkani

Kampioni i Maqedonisë së Veriut. KF Struga Trim Lum dhe kampioni i Kosovës, KF Ballkani, në kuadër të përgatitjeve për garat evropiane në Ligën e Kampionëve, faza parakualifikuese, sot në stadiumin “Biljanini Izvori” në Ohër do të zhvillojnë ndeshje kontrolluese. Është ky një rast i mire për dy ekipet kampione të testojnë formën aktuale të njëra tjetrës deri në këto momente të përgatitjeve.

Kjo ndeshje kontrolluese është një rast i mire për dy trajnerët e ekipeve Shpëtim Duro të Struga Trim Lum dhe Ilir Daja i Ballkanit që të njihen me formën momentale të ekipeve të tyre në veçanti me prurjet më të reja në ekipet e tyre.

Ndeshja miqësore Struga Trim Lum – Ballkani fillon në ora 17:00 në stadiumin “Biljanini Izvori” në Ohër. /KlanMacedonia/

Lexo gjithashtu
Total
0
Share